Bota

"Vendi i Zjarrit dhe Akullit", Islanda mirëpret mijëra turistë çdo vit

E vendosur në Atlantikun e Veriut, shteti ishullor dallohet si një qendër e rëndësishme si për turizmin natyror, ashtu edhe për kërkimin shkencor, falë strukturës së saj dinamike që shpesh përshkruhet si "Vendi i Zjarrit dhe Akullit"

Dzihat Aliju  | 29.03.2026 - Përdıtësım : 29.03.2026
"Vendi i Zjarrit dhe Akullit", Islanda mirëpret mijëra turistë çdo vit Foto: Aytuğ Can Sencar/AA

Reykjavik

E vendosur mbi vijën ndarëse të pllakave tektonike të Euroazisë dhe Amerikës së Veriut, me natyrën e saj ku bashkëjetojnë aktiviteti i dendur vullkanik dhe formacionet akullnajore, Islanda pret mijëra turistë çdo vit, raporton Anadolu.

E vendosur në Atlantikun e Veriut, shteti ishullor dallohet si një qendër e rëndësishme si për turizmin natyror, ashtu edhe për kërkimin shkencor, falë strukturës së saj dinamike që shpesh përshkruhet si "Vendi i Zjarrit dhe Akullit".

Në të gjithë ishullin, vullkanet aktive, fushat e lavës, gejzerët dhe burimet termale dëshmojnë potencialin e madh gjeotermal të vendit, ndërsa këto burime luajnë rol kyç edhe në prodhimin e energjisë.

Islanda renditet ndër vendet që plotësojnë pjesën më të madhe të nevojave për energji elektrike dhe ngrohje nga burime të ripërtëritshme.

Sa i përket sektorit të turizmit, vendi vazhdon të tërheq vizitorë me dritat veriore, shpellat e akullit dhe peizazhet e tij unike natyrore.

Autoritetet përmes politikave të turizmit të qëndrueshëm synojnë të ruajnë mjedisin natyror dhe njëkohësisht të rrisin të ardhurat nga turizmi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.