Bota

Vendet afrikane nxitojnë të zbatojnë marrëveshjen e tregtisë së zonës së lirë

Marrëveshja synon të krijojë një treg të vetëm afrikan me mbi 1 miliard konsumatorë me një PBB të përgjithshëm me mbi 3 trilione dollarë

Addis Getachew Tadesse  | 20.11.2019 - Përdıtësım : 20.11.2019
Vendet afrikane nxitojnë të zbatojnë marrëveshjen e tregtisë së zonës së lirë

Addis Ababa

Presidentja e Etiopisë, Sahle-Work Zewde u ka bërë thirrje vendeve afrikane që të forcojnë tregtinë brenda Afrikës përmes zbatimit të Zonës të Tregtisë së Lirë Kontinentale Afrikane të themeluar së fundmi, raporton Anadolu Agency (AA).

Më 3 prill, Gambia depozitoi instrumentin e saj të ratifikimit të Zonës Afrikane të Tregtisë së Lirë (AfCFTA) duke u bërë shteti i 22-të anëtar i Unionit Afrikan që e bëri këtë. Nevojitet numër minimal i vendeve për të hyrë në fuqi regjimi i tregtisë së lirë.

Sipas AfCFTA-së, vendet janë angazhuar të heqin tarifat në 90 për qind të mallrave, të liberalizojnë tregtinë në shërbime dhe të heqin barrierat jo tarifore.

Marrëveshja synon krijimin e një tregu të vetëm afrikan me mbi 1 miliard konsumatorë me një Prodhim të Brendshëm Bruto (PBB) të përgjithshëm prej mbi 3 trilionë dollarë, një shifër që do ta bëjë Afrikën zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë.

"U bëj thirrje vendeve afrikane që të angazhohen për zbatimin efektiv të AfCFTA-së", u tha presidentja e Etiopisë, Sahle-Work Zewde zyrtarëve afrikanë, investitorëve, industrialistëve dhe përfaqësuesëve të organizatave partnere rajonale dhe ndërkombëtare në një takim në sallën "Mandela" për të shënuar Ditën e Industrializimit Afrikan.

Sipas saj, ekziston një ndërvarësi midis industrializimit dhe zhvillimit të eksportit.

"Afrika po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion për investime të huaja", tha ajo, duke i bërë thirrje Afrikës që të shfrytëzojë mundësinë e kornizës institucionale të vendosur tani, AfCFTA, për të forcuar tregtinë.

"Roli i industrializimit për integrimin rajonal është i madh", tha ajo. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.