Bota

Vdes një tjetër foshnje palestineze nga i ftohti në Gaza, rritet në 9 numri i të vdekurve gjatë dimrit

Palestinezët vazhdojnë të përballen me kushte të tmerrshme humanitare në Gaza pas luftës së Izraelit në enklavë

Lina Altawell  | 20.01.2026 - Përdıtësım : 20.01.2026
Vdes një tjetër foshnje palestineze nga i ftohti në Gaza, rritet në 9 numri i të vdekurve gjatë dimrit Foto: Khila Mahrm / AA

Stamboll

Një foshnjë palestineze vdiq sot nga i ftohti në Rripin e Gazës, duke e çuar në nëntë numrin e fëmijëve që kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me të ftohtin që nga fillimi i sezonit aktual të dimrit, tha një burim mjekësor, raporton Anadolu.

Foshnja 7-muajshe Shatha Abu Jarad nga lagjja Al-Daraj e qytetit të Gazës, vdiq pasi zemra e saj u ndal papritur si pasojë e të ftohtit ekstrem, tha burimi për Anadolu.

Vdekja e fundit vjen ndërsa palestinezët në Gaza vazhdojnë të përballen me kushte të tmerrshme humanitare, me shumë familje që jetojnë në tenda ose strehimore të mbipopulluara që u mungojnë nevojat themelore, duke përfshirë batanije të përshtatshme, veshje të ngrohta dhe ngrohje, pas luftës dyvjeçare të Izraelit në enklavë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın