Bota

Vazhdon shqetësimi i BE-së për emigrantët

Marrëveshja e nëshkruar me Turqinë në vitin 2016 ishte ajo që e nxorri nga kriza BE-në e cila vitet e fundit kërkon zgjidhje ndaj fluksit të refugjatëve

Yusuf Hatip  | 13.10.2019 - Përdıtësım : 13.10.2019
Vazhdon shqetësimi i BE-së për emigrantët

Bruksel

Pavarësisht se Bashkimi Evropian ka forcuar kontrollet kufitare pas krizës së emigrantëve në vitin 2015, ekspertët kanë vënë në dukje rëndësinë e bisedimeve me Turqinë lidhur me një fluks të mundshëm të refugjatëve që mund të vijë si pasojë e mos zhvillimit të një politike të përbashkët në të gjithë kontinentin, raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja e nëshkruar me Turqinë në vitin 2016 ishte ajo që e nxorri nga kriza BE-në e cila vitet e fundit kërkon zgjidhje ndaj fluksit të refugjatëve. BE-ja krahas kësaj ka vendosur të rrisë në 10 mijë personelin e rojës kufitare dhe në të njëjtën kohë ka ndërtuar mure dhe ka nënshkruar marrëveshje të ndryshme edhe me vendet e treta që ndajnë kufirin me vendet e saj. Por, sërish BE-ja ka vështirësi në zhvillimin e një politike të përbashkët për krizën e emigrimit.

- Çështja e migracionit ka forcuar kufijtë

BE-ja nuk ka arritur të krijojë një politikë konkrete të migracionit pas krizës së migracionit që shpërtheu në vitin 2015. Ndërkohë, hapi më i rëndësishëm që Unioni ka marrë për të kontrolluar migracionin e parregullt ka qenë forcimi i kufijve.

Unioni vendosi në objektiv të forcojë kufijtë nëpërmjet marrëveshjeve me disa shtete në Mesdhe dhe kryesisht me disa vende që ndan kufijtë.

Brukseli për migrimin ka ndarë një buxhet prej 13 miliardë eurosh gjatë periudhës 2014-2020. Planifikohet që kjo shifër të rritet në 35 miliardë për periudhën në vijim. Ndërkohë që BE-ja synon të rritë në 10 mijë numrin e policëve që luftojnë me migracionin në vendet kufitare.

- Muret e ngritura kundër emigrantëve

Evropa nuk u mjaftua vetëm me mbylljen e dyerve të saj kundër emigrantëve që largohen nga lufta dhe persekutimi, por ndërtoi edhe mure të reja.

Në Spanjë ndodhen 2 mure, në Hungari 3 dhe në Bullgari, Greqi, Francë, Austri, Slloveni, Estoni dhe në Mqedoninë e Veriut e cila nuk është vend anëtar i BE-së ndodhen nga 1 mur.

Në veçanti, gjatë krizës së migracionit në vitin 2015 disa vende ndërtuan mure në kufijtë e tyre ndërsa disa të tjerë i zgjeruan muret ekzistuese dhe vendosën rrjetë teli me kilometra të tëra.

- Nuk zhvillohet politikë e përbashkët

Megjithëse Evropa pretendon se "ka fituar përvojë nga përvojat e mëparshme" mbi fluksin e emigrantëve, çarja mes vendeve të Evropës Lindore dhe Perëndimore në veçanti po e trondit politikën e BE-së për migracionin.

Nga ana tjetër shtetet si Italia, Greqia, Malta dhe Spanja mbrojnë idenë e tyre se fuqitë lokomotivë të BE-së si Gjermania dhe Franca nuk marrin përgjegjësi të mjaftueshme në çështjen e migracionit.

Kjo tablo e copëtuar brenda BE-së pengon zhvillimin e një politike të përbashkët në çështjen e migracionit.

- "Nuk është zgjidhur problemi se si mund të menaxhohet kriza"

Mikkel Barslund, ekspert i Qendrës për politika evropiane (CEPS) në Bruksel në një deklaratë për AA lidhur me çështjen tha se BE-ja nuk është e gatshme plotësisht për një fluks të ri emigrantësh që mund të vijë nga Egjeu.

"BE-ja edhe është por edhe nuk është gati për një fluks emigrantësh. Nuk është e gatshme sepse nuk ka zhvilluar një politikë se si të ndajë emigrantët mes vendeve anëtare. Kryesisht, nuk është zgjidhur problemi se si mund të menaxhohet kriza tërësisht si kontinent. Nuk vërehet përparim në këto tema", tha Barslund.

Ndërsa në lidhje me pikën që BE-ja është gati ndaj një fluksi të ri emigrantësh, Barslund tha se "Greqia dhe zyrtarët e BE-së kanë marrë përvojë nga kriza e emigrantëve dhe tashmë e dinë çfarë do të thotë. I kanë bërë përgatitjet lidhur me këtë".

Vendet evropiane janë të ndjeshme në çështjen e emigracionit dhe disa prej tyre kanë ngritur mure. "Në anën tjetër zyrtarët evropianë nuk kanë çfarë të bëjnë më shumë përveçse të bisedojnë me Turqinë lidhur me çështjen e migracionit", tha Barslund.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın