Vazhdon mobilizimi në Haiti kundër dhunës së bandave dhe paqëndrueshmërisë politike
Përshkallëzimi i pasigurisë, dhuna e bandave dhe thellimi i paqëndrueshmërisë politike, veçanërisht në kryeqytetin e Haitit, kanë detyruar mijëra familje të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të kushteve më të sigurta të jetesës

Shkup
Një demonstratë e planifikuar e qytetarëve të mërkurën në Port-au-Prince u anulua mes tensioneve të rritura, edhe pse mijëra njerëz u përgatitën të dilnin në rrugë për të protestuar kundër situatës së përkeqësuar të sigurisë në Haiti, raporton Anadolu.
Përshkallëzimi i pasigurisë, dhuna e bandave dhe thellimi i paqëndrueshmërisë politike, veçanërisht në kryeqytetin e Haitit, kanë detyruar mijëra familje të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të kushteve më të sigurta të jetesës.
Sipas të dhënave të fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), më shumë se një milion haitianë janë aktualisht të zhvendosur brenda vendit, një shifër kjo që është trefishuar që nga viti 2023.
Pasiguria në rritje, veçanërisht në kryeqytet, po i detyron familjet të ikin vazhdimisht, shpesh me koston e kushteve të mjerueshme të jetesës, pa akses në ujë të pijshëm, kujdes shëndetësor apo strehim të mirë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.