Bota

Vazhdon kërkimi për dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve në fshatin indian

Ushtria, forcat ajrore dhe disa agjenci të tjera po kryejnë një operacion të madh për të gjetur mbi 50 persona të zhdukur pasi të martën shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje të baltës që varrosi pjesë të fshatit Dharali

Abdulbesar Ademi  | 07.08.2025 - Përdıtësım : 07.08.2025
Vazhdon kërkimi për dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve në fshatin indian

Uttarakhand

India sot ka dërguar helikopterë në një operacion shpëtimi që hyri në ditën e tretë, pas rrëshqitjeve të baltës dhe përmbytjeve të menjëhershme që goditën në fillim të kësaj jave një fshat në shtetin Uttarakhand në veri të vendit, raporton Anadolu.

Ushtria, forcat ajrore dhe disa agjenci të tjera po kryejnë një operacion të madh për të gjetur mbi 50 persona të zhdukur pasi të martën shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje të baltës që varrosi pjesë të fshatit Dharali.

Zona e prekur ka mbetur e izoluar për shkak të përmbytjeve dhe shembjeve të rrugës.

Gjenerallejtënant Navin Sachdeva, komandant i Komandës Qendrore të Ushtrisë Indiane, tha se ushtria ka intensifikuar ndjeshëm ndihmën humanitare dhe operacionet e ndihmës në rajonin e prekur.

Ai tha se përpjekjet e shpëtimit "po mbështeten në mënyrë aktive nga dronët për zbulim ajror dhe gjetjen e individëve të bllokuar në zona të pa arritshme".

Sipas zyrtarëve, dhjetëra njerëz janë shpëtuar deri më tani.

Ushtria konfirmoi se tre civilë kanë vdekur, si dhe mbi 50 të tjerë, përfshirë nëntë ushtarë, mbeten të zhdukur pasi dëme të mëdha u shkaktuan në një pikë ushtarake gjatë katastrofës.

"Ekipet civile dhe ushtarake po punojnë pa ndërprerje për të shpëtuar njerëzit e bllokuar, për të ofruar ndihmë dhe për të rivendosur lidhjen", njoftoi ushtria.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.