Bota

Vazhdon dërgimi i ndihmës humanitare nga ajri në Rripin e Gazës

- Aeroplanët lëshuan furnizime me parashutë mbi qytetin qendror të Deir al-Balah, ndërsa vazhdon kriza humanitare mes bllokadës izraelite.

Ajdin Aliji  | 18.08.2025 - Përdıtësım : 19.08.2025
Vazhdon dërgimi i ndihmës humanitare nga ajri në Rripin e Gazës Foto: Mohammed Nassar / AA

Shkup

SHKUP (AA) - Vazhdojnë përpjekjet për dërgimin e ndihmës humanitare nga ajri në Rripin e Gazës, i cili është nën sulme dhe bllokadë izraelite, raporton Anadolu.

Aeroplanët lëshuan furnizime me parashutë mbi qytetin qendror të Deir al-Balah, ndërsa vazhdon kriza humanitare mes bllokadës izraelite.

Izraeli ka vrarë më shumë se 62 mijë palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar Rripin e Gazës, që po përballet me uri ekstreme.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën e tij në enklavë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın