Bota

Vazhdojnë protestat në Minneapolis pas vrasjes së një gruaje nga agjenti i imigracionit

Protestuesit e veshur me rroba të kuqe dhe kapele të bardha thanë se përdorën këtë imazh si një deklaratë vizuale kundër asaj që e karakterizojnë si rritje të autoritativizmit në vend, duke simbolizuar rezistencë ndaj politikave aktuale qeveritare

Abdulbesar Ademi  | 10.01.2026 - Përdıtësım : 10.01.2026
Vazhdojnë protestat në Minneapolis pas vrasjes së një gruaje nga agjenti i imigracionit Foto: Mostafa Bassim/AA

Minneapolis

Protestat kanë vazhduar në qytetin amerikan Minneapolis pas të shtënave fatale ndaj një gruaje 37-vjeçare gjatë një operacioni të Agjencisë për Imigracion dhe Dogana (ICE), me demonstruesit që u mblodhën jashtë një hoteli ku po qëndronin zyrtarë të agjencisë, raporton Anadolu.

Midis demonstruesve, anëtarë të një grupi të njohur si "Handmaid Army" u shfaqën të veshur me kostume nga romani dhe seriali televiziv distopik “The Handmaid’s Tale”, duke veshur rroba të kuqe dhe kapele të bardha.

Protestuesit me kostume thanë se përdorën këtë imazh si një deklaratë vizuale kundër asaj që e karakterizojnë si rritje të autoritativizmit në vend, duke simbolizuar rezistencë ndaj politikave aktuale qeveritare.

Renee Nicole Macklin Good, banore e qytetit Minneapolis, u vra të mërkurën gjatë një operacioni nga ICE në Minnesota. Autoritetet federale thanë se Good u përpoq të godiste oficerët me automjetin e saj, çka çoi në të shtënat nga një agjent, të cilat zyrtarët i përshkruan si veprim në vetë-mbrojtje.

Rasti ka nxitur një reagim të gjërë publik dhe protesta, me demonstrues që marshuan nëpër qytet duke mbajtur pankarta dhe banderola.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın