Bota

Vazhdojnë protestat në Los Angeles kundër bastisjeve dhe arrestime të zyrës së imigracionit

Demonstruesit u mblodhën në vende të shumta për të dënuar operacionet e agjencisë ICE, e cila sipas tyre, shënjestron në mënyrë të padrejtë individët që zbatojnë ligjin dhe kontribuojnë në ekonominë lokale

Abdulbesar Ademi  | 10.06.2025 - Përdıtësım : 10.06.2025
Vazhdojnë protestat në Los Angeles kundër bastisjeve dhe arrestime të zyrës së imigracionit

Los Angeles

Protestat në Los Angeles të SHBA-së kanë vazhduar në mbështetje të emigrantëve pa dokumente të arrestuar nga Zyra e Imigracioni dhe Doganave (ICE), raporton Anadolu.

Demonstruesit u mblodhën në vende të shumta për të dënuar operacionet e agjencisë ICE, e cila sipas tyre, shënjestron në mënyrë të padrejtë individët që zbatojnë ligjin dhe kontribuojnë në ekonominë lokale.

Protestat shpërthyen të premten e javës së kaluar pasi agjentët e ICE-së bastisën bizneset lokale dhe arrestuan qindra persona nën dyshimin se jetojnë ilegalisht në SHBA.

Administrata e presidentit Donald Trump ka vazhduar të kryejë bastisjet duke mos i marrë parasysh kundërshtimet e komunitetit.

Kritikët e bastisjeve thonë se ICE po ndjek emigrantët pa dokumente që zbatojnë ligjin, të cilët janë një pjesë thelbësore e komunitetit dhe ekonomisë lokale, në vend që të ndjekë kriminelët për të cilët Trump u zotua se do t’i deportojë gjatë fushatës së tij vitin e kaluar për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.