Bota

Vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas përmbytjeve në Pakistanin, numri i të vdekurve rritet në 688

Me viktimat e fundit të shkaktuara nga përmbytjet masive që goditën provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa të premten, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 688

Berk Kutay Gökmen  | 19.08.2025 - Përdıtësım : 20.08.2025
Vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas përmbytjeve në Pakistanin, numri i të vdekurve rritet në 688 Foto: Hussain Ali/AA

Stamboll

Ekipet e shpëtimit të mbështetura nga trupat e ushtrisë dhe vullnetarët vendas vazhduan të gërmojnë nëpër grumbuj mbeturinash në disa rrethe të Pakistanit veriperëndimor, ku përmbytjet shkatërruan fshatra të tëra, ura dhe ndërtesa tjera, transmeton Anadolu.

Me viktimat e fundit të shkaktuara nga përmbytjet masive që goditën provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa të premten, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 688.

Duke iu drejtuar një konference për shtyp në kryeqytetin Islamabad, gjenerallejtënant Inam Haider, kreu i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA) të vendit, tha se rreth 1.000 persona janë plagosur në aksidente të lidhura me shiun dhe përmbytjet në të gjithë vendin që nga 26 qershori.

Inam tha se autoritetet po punojnë për të pastruar rrugët dhe për të rivendosur energjinë elektrike në rrethet e prekura nga përmbytjet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın