Bota

Vazhdojnë demonstratat në Tel Aviv, kërkohet armëpushim në Gaza dhe kthimi i pengjeve izraelite

Duke mbajtur pankarta, protestuesit bllokuan një rrugë në Tel Aviv, duke kërkuar një marrëveshje për lirimin e izraelitëve në Gaza.

Dzihat Aliju  | 26.08.2025 - Përdıtësım : 27.08.2025
Vazhdojnë demonstratat në Tel Aviv, kërkohet armëpushim në Gaza dhe kthimi i pengjeve izraelite Foto: Mostafa Alkharouf / AA

Shkup

Izraelitët bllokuan disa rrugë kryesore në Tel Aviv, duke kërkuar armëpushim në Gaza dhe kthimin e izraelitëve nga Gaza, raporton Anadolu.

Duke mbajtur pankarta, protestuesit bllokuan një rrugë në Tel Aviv, duke kërkuar një marrëveshje për lirimin e izraelitëve në Gaza.

Demonstruesit bllokuan rrugën duke djegur goma.

Izraeli ka vrarë më shumë se 62.700 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın