Bota

Vazhdojnë sulmet e Izraelit dhe shembjet e shtëpive në Gaza, pavarësisht armëpushimit

"Avionët luftarakë izraelitë goditën lagjen Al-Tuffah të qytetit të Gazës, e cila bie nën 'zonën e verdhë' të kontrolluar nga Izraeli", thanë dëshmitarët për Anadolu

Betül Yılmaz  | 27.11.2025 - Përdıtësım : 27.11.2025
Vazhdojnë sulmet e Izraelit dhe shembjet e shtëpive në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Istanbul

Ushtria izraelite ka vazhduar sot sulmet ajrore në Rripin e Gazës, mes shkatërrimeve të pandërprera të shtëpive, pavarësisht armëpushimit në fuqi, raporton Anadolu.

"Avionët luftarakë izraelitë goditën lagjen Al-Tuffah të qytetit të Gazës, e cila bie nën 'zonën e verdhë' të kontrolluar nga Izraeli", thanë dëshmitarët për Anadolu. Shpërthimet që goditën ndërtesat e banimit u dëgjuan në të gjithë zonën.

Në jug të Rripit të Gazës, dëshmitarët raportuan sulme ajrore izraelite dhe operacione shkatërrimi shtëpish në Bani Suhaila, në lindje të Khan Younisit. Në zona u panë të shtëna intensive nga helikopterët dhe makineritë izraelite.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima midis palestinezëve. Për javë të tëra, "zona e verdhë", një pjesë e madhe e Gazës nën kontrollin e ushtrisë, ishte vendi i sulmeve dhe shpërthimeve të përditshme izraelite që synonin ndërtesat e banimit.

Palestinezëve iu ndalua të arrinin në zonë, pasi ushtria izraelite me pretekstin e sigurisë qëllon këdo që vjen në vijën e frontit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 347 palestinezë janë vrarë dhe gati 900 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite që nga fillimi i armëpushimit.

Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë gati 70 mijë palestinezë në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur më shumë se 170 mijë të tjerë në luftën dyvjeçare që e ka lënë pjesën më të madhe të enklavës në rrënoja.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.