Vazhdojnë kalimet dykahëshe të palestinezëve në Korridorin Netzarim
Palestinezët vazhdojnë të kalojnë në rrugën Salah al-Din në të dy drejtimet edhe në ditën e dytë pas tërheqjes së Izraelit nga Korridori Netzarim, pavarësisht kushteve të vështira të dimrit
Shkup
Palestinezët vazhdojnë të kalojnë në rrugën Salah al-Din në të dy drejtimet edhe në ditën e dytë pas tërheqjes së Izraelit nga Korridori Netzarim, pavarësisht kushteve të vështira të dimrit, raporton Anadolu.
Dje, ushtria izraelite u tërhoq nga Korridori Netzarim në Rripin e Gazës, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me grupin palestinez Hamas.
Korridori Netzarim u vendos nga ushtria izraelite për të ndarë Rripin e Gazës në zonat veriore dhe jugore dhe për të parandaluar kthimin e palestinezëve të zhvendosur në shtëpi.
Tërheqja vjen pasi Izraeli dhe Hamasi gjatë ditës së djeshme përfunduan shkëmbimin e pestë, me tre pengje izraelite të liruar në shkëmbim të 183 të burgosurve palestinezë.
Marrëveshja e armëpushimit në Gaza hyri në fuqi më 19 janar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit, e cila që nga 7 tetori i vitit 2023 ka vrarë të paktën 48.200 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.
Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahun dhe ish-ministrin të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).
