Bota

Vala e të nxehtit përfshin Italinë, qytetarët kërkojnë mënyra për t'u freskuar

Qendra rajonale e mbrojtjes civile, duke marrë parasysh situatën aktuale meteorologjike, ka lëshuar një paralajmërim të ri për valën e të nxehtit që do të zgjasë deri në orën 14:00 të 3 korrikut

Alban Agushi  | 03.07.2025 - Përdıtësım : 03.07.2025
Vala e të nxehtit përfshin Italinë, qytetarët kërkojnë mënyra për t'u freskuar Foto: Iso Ekle/AA

Ankara

Moti i nxehtë në Itali ka sjellë rritjen e temperaturave që nga fundjava e kaluar dhe vazhdon të ndikojë në jetën e qytetarëve në vend, raporton Anadolu.

Si pasojë e të nxehtit ekstrem, temperaturat në shumë rajone shkuan mbi 35 gradë Celsius ndërsa Napoli po përjeton një valë të jashtëzakonshme ekstreme me temperatura që arrijnë rreth 40 gradë.

Qendra rajonale e mbrojtjes civile, duke marrë parasysh situatën aktuale meteorologjike, ka lëshuar një paralajmërim të ri për valën e të nxehtit që do të zgjasë deri në orën 14:00 të 3 korrikut.

Si pasojë e vapës së madhe, qytetarët kërkojnë mënyra për t'u freskuar në det, çezma e shatërvane si dhe duke konsumuar pije dhe ushqime të ftohta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın