Vajza e vogël nga Gaza: Derisa në botë mbahen festime, ne po hyjnë në Vitin e Ri nën bombardime
"Ne Vitin e Ri po e festojmë me vdekje, plagosje dhe bombardime", tha vajza palestineze duke vënë theksin se situata në rajonin Khan Younis të Gazës është e keqe

Gaza
Një vajzë e vogël palestineze në Rripin e Gazës ku Izraeli vazhdon sulmet e tij prej 7 tetorit, shprehu trishtimin e saj për hyrjen në Vitin e Ri me "vdekje dhe plagosje", transmeton Anadolu.
Në videon e postuar në median sociale, vajza e vogël palestineze iu drejtua botës nga Gaza duke e filluar fjalën e saj me shprehjen: "Gëzuar Vitin e Ri. E gjithë bota po feston Vitin e Ri".
"Ne Vitin e Ri po e festojmë me vdekje, plagosje dhe bombardime", tha vajza palestineze duke vënë theksin se situata në rajonin Khan Younis të Gazës është e keqe.
Vajza palestineze tha se pak më parë u bombardua një shtëpi pranë tyre si dhe uroi që lufta të përfundojë sa më parë në Vitin e Ri.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.