Ushtria siriane: YPG/SDF liroi terroristët e ISIS-it nga burgu në Shaddadi
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria siriane, bëhet e ditur se forcat siriane komunikuan me YPG/SDF përmes ndërmjetësve për të marrë kontrollin e burgut në Shaddadi, por grupi terrorist e "refuzoi" këtë kërkesë
Raqqa
Ushtria siriane njoftoi se grupi terrorist YPG/SDF ka liruar terroristët e ISIS-it (DEASH) nga burgu në qytetin Shaddadi, i cili ndodhet në provincën Hasakah në verilindje të vendit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria, bëhet e ditur se forcat siriane komunikuan me YPG/SDF përmes ndërmjetësve për të marrë kontrollin e burgut në Shaddadi, por grupi terrorist e "refuzoi" këtë kërkesë.
Deklarata thekson se forcat siriane kanë filluar të hyjnë në qytetin Shaddadi: "Pas lirimit të anëtarëve të DEASH-it nga burgu i Shaddadit nga SDF-ja, forcat e ushtrisë filluan të hyjnë në qytetin Shaddadi në zonën rurale të Hasakah".
U bë e ditur se forcat siriane do të kryejnë kontroll dhe patrullim në qytetin dhe rrethinat e Shaddadit, duke vendosur gjithashtu siguri rreth burgut në fjalë.
Po ashtu, po kryhet kontroll dhe patrullim në dhe rreth burgut të Shaddadit për kapjen e anëtarëve të ISIS-it që u liruan.
Deklarata gjithashtu përmend se YPG/SDF mbahet përgjegjës për lirimin e anëtarëve të ISIS-it nga burgu në Shaddadi.
Si pjesë e Marrëveshjes së Armëpushimit dhe Integrimit të Plotë, e arritur dje mes qeverisë së Damaskut dhe YPG/SDF-së, u vendos që kampet e ISIS-it nën kontrollin e grupit terrorist t'i dorëzohen administratës siriane.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
