Ushtria Siriane njofton hyrjen në fuqi të armëpushimit në Sheikh Maqsoud të Halepit
Komanda e Operacioneve tha se “militantët e SDF-së të ngulitur brenda Spitalit Yassin do të transferohen drejt qytetit Tabqah, me armët e tyre të tërhequra”
Stamboll
Komanda e Operacioneve të Ushtrisë Siriane ka njoftuar ndalimin e të gjitha operacioneve ushtarake brenda lagjes Sheikh Maqsoud në qytetin verior Halep pas përshkallëzimit me grupin terrorist YPG/SDF, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë siriane të lajmeve SANA, Komanda e Operacioneve njoftoi ndalimin e të gjitha operacioneve brenda lagjes Sheikh Maqsour në Helep duke filluar nga ora 3:00 pasdite me kohën lokale.
Komanda e Operacioneve tha se “militantët e SDF-së të ngulitur brenda Spitalit Yassin do të transferohen drejt qytetit Tabqah, me armët e tyre të tërhequra”.
Më tej, ajo theksoi se “ushtria do të fillojë t’u dorëzojë institucioneve shtetërore të gjitha objektet shëndetësore dhe qeveritare dhe do të tërhiqet gradualisht nga rrugët e lagjes Sheikh Maqsoud”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
