Bota

Ushtria Siriane merr kontrollin e bazës ushtarake Al-Shaddadi në Hasakah

Baza konsiderohet një nga lokacionet më strategjike në rajonin e Jaziras siriane, për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike.

Rania R.a. Abushamala  | 15.02.2026 - Përdıtësım : 15.02.2026
Ushtria Siriane merr kontrollin e bazës ushtarake Al-Shaddadi në Hasakah

Stamboll

DAMASK (AA) – Ushtria Siriane ka marrë nën kontroll bazën ushtarake Al-Shaddadi në periferi të qytetit Hasakah në verilindje të Sirisë, pas koordinimit me SHBA-në, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu.

Ushtria mori kontrollin e bazës pas koordinimit me palën amerikane, tha agjencia e lajmeve SANA, duke cituar Drejtorinë për Media dhe Komunikim të ministrisë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Baza konsiderohet një nga lokacionet më strategjike në rajonin e Jaziras siriane, për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike që lidh prefekturat Hasakah dhe Deir ez-Zor.

Baza ishte nën kontrollin e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja kundër grupit terrorist ISIS (DEASH) që nga viti 2016 dhe përdorej si qendër kryesore për menaxhimin e operacioneve dhe sigurimin e fushave të naftës.

Verilindja e Sirisë, zakonisht e referuar si rajoni i Jaziras, përfshin territorin e vendit në lindje dhe veri të lumit Eufrat. Zona është ndër rajonet më të pasura me burime në Siri, duke përfshirë shumicën e rezervave të naftës dhe gazit, si dhe burime të tjera nëntokësore.

Të enjten, ministri sirian i Mbrojtjes, Murhaf Abu Qasra, zhvilloi bisedime me komandantin e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër ISIS-it për të diskutuar mekanizmat e dorëzimit dhe sigurinë e bazës al-Tanf, e vendosur në kryqëzimin e kufijve të Irakut dhe Jordanisë.

Bisedimet vijnë pas marrjes nën kontroll nga forcat qeveritare siriane të bazës al-Tanf, pas tërheqjes së trupave amerikane pas pothuajse një dekade.

Thuhet se forcat amerikane janë tërhequr në një bazë të njohur si Tower 22, e vendosur pranë zonës demilitarizuar në kufirin midis Jordanisë dhe Sirisë, dhe që ndodhet 22 kilometra nga al-Tanf.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın