Bota

Ushtria siriane arreston 8 persona të lidhur me ish-regjimin Baath në Halep

"Të dyshuarit dyshohet se u përpoqën të kalonin në zonat e mbajtura nga terroristët e PKK/YPG-së", thotë ushtria siriane

Ahmet Karaahmet  | 05.01.2026 - Përdıtësım : 06.01.2026
Ushtria siriane arreston 8 persona të lidhur me ish-regjimin Baath në Halep

Halep

Ushtria siriane njoftoi të dielën se ka arrestuar tetë persona të lidhur me ish-regjimin Baath, teksa ata përpiqeshin të kalonin në zonat e mbajtura nga grupi terrorist PKK/YPG, i cili vepron nën emrin SDF në Siri, transmeton Anadolu.

Arrestimet u kryen gjatë një operacioni pranë Deir Hafir-it në provincën e Halepit, sipas një deklarate nga Drejtoria e medias dhe komunikimit e Ministrisë siriane të Mbrojtjes të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor 2024, administrata e re e Sirisë ka nisur reforma ekonomike dhe politike që synojnë përmirësimin e kushteve në të gjithë vendin.

Assadi, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi menjëherë pas rrëzimit të tij, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

Një administratë e re kalimtare e udhëhequr nga presidenti Ahmed al-Sharaa u formua në janar 2025.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.