Bota

Ushtria ruse zhvillon stërvitje me sistemet raketore "Yars"

- Si pjesë e një stërvitjeje të planifikuar, në bazën e raketave në rajonin Yoshkar-Ola të Rusisë u vendosën platforma të lëvizshme lëshimi për sistemin e raketave balistike ndërkontinentale PGRK "Yars"

Alban Agushi  | 11.07.2025 - Përdıtësım : 12.07.2025
Ushtria ruse zhvillon stërvitje me sistemet raketore "Yars"

Ankara

YOSHKA-OLA (AA) - Ushtria ruse zhvilloi stërvitje me sistemet raketore "Yars", të cilat përmbajnë raketa balistike ndërkontinentale, raporton Anadolu.

Si pjesë e një stërvitjeje të planifikuar, në bazën e raketave në rajonin Yoshkar-Ola të Rusisë u vendosën platforma të lëvizshme lëshimi për sistemin e raketave balistike ndërkontinentale PGRK "Yars".

Gjatë stërvitjes, njësitë realizuan një dislokim rreth 100 kilometra. Me të mbërritur në terren, u vendosën pozicionet terrenore si dhe njëkohësisht u zbatuan masa kamuflazhi dhe sigurie.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.