Bota

Ushtria izraelite zhvendos me forcë palestinezët nga veriu i Gazës

Palestinezët filluan të lëvizin drejt zonave që mendojnë se janë më të sigurta me gjësendet që mund të merrnin me vete

Ajdin Aliji  | 30.05.2025 - Përdıtësım : 30.05.2025
Ushtria izraelite zhvendos me forcë palestinezët nga veriu i Gazës Foto: Ahmed Jihad Ibrahim Al-arini/AA

Shkup

Për shkak të sulmeve intensive të ushtrisë izraelite në veri të Rripit të Gazës, palestinezët në kampin e refugjatëve Jabalia detyrohen të zhvendosen, raporton Anadolu.

Palestinezët filluan të lëvizin drejt zonave që mendojnë se janë më të sigurta me gjësendet që mund të merrnin me vete.

Popullsia palestineze po zhvendoset nga zonat e konfliktit me automjete, karroca të tërhequra nga kuaj dhe në këmbë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın