Bota

Ushtria izraelite vret të paktën 55 palestinezë në Gaza, përfshirë 27 që prisnin për ndihmë humanitare

Izraeli shënjestron palestinezët të cilët mblidhen për të marrë ndihmë humanitare

Ajdin Aliji  | 04.08.2025 - Përdıtësım : 04.08.2025
Ushtria izraelite vret të paktën 55 palestinezë në Gaza, përfshirë 27 që prisnin për ndihmë humanitare Foto: Saeed M. M. T. Jaras/AA

Shkup

Ushtria izraelite vrau të paktën 55 palestinezë në Gaza, përfshirë 27 persona që prisnin për ndihmë humanitare në disa pika të shpërndarjes së ndihmës, raporton Anadolu.

Qasja në ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore mbetet shumë e kufizuar në enklavë për shkak të një bllokade të vazhdueshme izraelite dhe shpërndarjes së dobët të ndihmës nga Fondacioni kontrovers Humanitar i Gazës.

Ushtria izraelite, duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ka vazhduar ofensivën brutale në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, duke vrarë më shumë se 60.800 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën e tij në enklavë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın