Bota

Ushtria izraelite vret një palestinez dhe shemb ndërtesa në lindje të Gazës

"Izraeli vrau 312 palestinezë dhe plagosi 760 të tjerë që nga 11 tetori", thonë autoritetet e Gazës

Rania R.a. Abushamala  | 21.11.2025 - Përdıtësım : 21.11.2025
Ushtria izraelite vret një palestinez dhe shemb ndërtesa në lindje të Gazës

Istanbul

Ushtria izraelite vrau sot një palestinez në perëndim të "vijës së verdhë" në një zonë të qytetit Khan Younis, pasi kreu njëkohësisht shkatërrime në shkallë të gjerë dhe hapi zjarr në lindje të vijës në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Një burrë palestinez u vra nga zjarri i ushtrisë izraelite jashtë vijës së verdhë (në zonat ku palestinezëve u lejohet të jenë nën armëpushim) në jug të Khan Younisit në jug të Rripit të Gazës, tha spitali "Nasser" në një deklaratë.

Pothuajse çdo ditë, Izraeli shkel marrëveshjen e armëpushimit që nënshkroi me grupin palestinez Hamas, e cila hyri në fuqi në Gaza më 10 tetor. Si pjesë e këtyre shkeljeve, Izraeli ka vrarë 312 palestinezë dhe ka plagosur 760 të tjerë që nga 11 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës në një deklaratë të enjten.

Gjatë natës, ushtria izraelite kreu operacion masiv shkatërrimesh në zonat që pushton në lindje të qytetit të Gazës, të shoqëruar me zjarr të rëndë tankesh brenda të njëjtës vijë në jug të Khan Younisit, thanë dëshmitarët për Anadolu.

“Vija e verdhë” ndan zonat e kontrolluara nga ushtria izraelite, duke mbuluar mbi 50 për qind të Rripit të Gazës në lindje, nga zonat ku palestinezëve u lejohet të lëvizin në perëndim. Që nga tetori i vitit 2023 ushtria izraelite ka vrarë gati 70 mijë palestinezë në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, ka plagosur mbi 170 mijë dhe e shndërroi enklavën në rrënoja.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın