Ushtria izraelite vret 20 palestinezë të tjerë në Gaza, përfshirë 15 që prisnin ndihma
Nëntë viktima u shënjestruan pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave në veri të Rafahut, thanë burime për Anadolu.

Ankara
Të paktën 20 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në gjithë Rripin e Gazës sot, përfshirë 15 që u qëlluan për vdekje ndërsa prisnin ndihmë humanitare, thanë burime mjekësore, transmeton Anadolu.
Nëntë viktima u shënjestruan pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave në veri të Rafahut, thanë burimet për Anadolu.
Gjashtë palestinezë të tjerë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur forcat izraelite shënjestruan njerëzit që prisnin ndihmë pranë Korridorit Netzarim në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Dy palestinezë të tjerë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në një shkollë që strehonte civilë të zhvendosur në lagjen Al-Amal në Khan Younis, ndërsa tre të tjerë u vranë në granatimet me artileri që goditën një tubim civilësh në lagjen Shejaiya në Qytetin e Gazës.
Sipas burimeve lokale, ushtria izraelite gjithashtu vazhdoi granatimet e rënda në pjesën qendrore të Khan Younisit gjatë gjithë ditës.
Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka kryer një ofensivë brutale në Gaza që nga 7 tetori 2023, duke vrarë më shumë se 60,400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën dhe e ka sjellë atë në prag të urisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.