Bota

Ushtria izraelite vret 20 palestinezë të tjerë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa raportoi se 20 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit pranë një pike shpërndarjeje ndihmash në zonën e Korridorit Netzarim

Ahmed Asmar  | 11.06.2025 - Përdıtësım : 11.06.2025
Ushtria izraelite vret 20 palestinezë të tjerë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza

Ankara

Ushtria izraelite vrau sot 20 palestinezë të tjerë pranë një pike për shpërndarjen e ndihmave në Rripin qendror të Gazës, transmeton Anadolu.

Duke cituar burime mjekësore, agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa raportoi se 20 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit pranë një pike shpërndarjeje ndihmash në zonën e Korridorit Netzarim.

Të martën, zyra e medias e autoriteteve lokale të Gazës tha se ushtria izraelite ka vrarë mbi 160 palestinezë që kërkonin të merrnin ndihmë nga pikat e shpërndarjes së ndihmave të mbështetura nga Izraeli në Gaza që nga fillimi i mekanizmit më 27 maj.

Mekanizmi izraelit është refuzuar dhe kritikuar gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë OKB-në.

Ndërkohë, ushtria izraelite vrau gjithashtu katër palestinezë të tjerë në një sulm me dron në një tendë për persona të zhvendosur në zonën Al-Mawasi të Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite, duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ka ndërmarrë ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë gati 55.000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın