Bota

Ushtria izraelite tërhiqet nga jugu i Libanit, mban nën kontroll 5 pikat kufitare

Forcat e ushtrisë libaneze hynë në qytetet e çliruara dhe nisën operacionet për të pastruar bombat dhe rrënojat

Ahmed Asmar  | 18.02.2025 - Përdıtësım : 18.02.2025
Ushtria izraelite tërhiqet nga jugu i Libanit, mban nën kontroll 5 pikat kufitare

Ankara

Ushtria izraelite u tërhoq nga qytetet jugore të Libanit mëngjesin e sotëm, por forcat e saj mbetën në pesë pika kufitare, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore libaneze të lajmeve NNA, ushtria izraelite u tërhoq nga qytetet Blida, Yaroun, Maroun al-Ras, Mais al-Jabal, Houla, Markaba, Odeiseh, Kfarkela dhe Wazzani.

Forcat e ushtrisë libaneze hynë në qytetet e çliruara dhe nisën operacionet për të pastruar bombat dhe rrënojat.

Gjithashtu, misioni paqeruajtës i OKB-së në Liban (UNIFIL) udhëhoqi patrulla në zonat e çliruara dhe ngriti disa poste pranë pikave të kontrollit të ushtrisë libaneze.

Agjencia e lajmeve tha se forcat e ushtrisë izraelite janë ende të dislokuara në pesë pika kufitare në jug të Libanit, ngjitur me vendbanimet në veri të Izraelit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın