Bota

Ushtria izraelite tërhiqet nga Gaza, zbulohet shkatërrimi i qendrës së vetme të dializës në enklavë

Kjo qendër dikur shërbente për më shumë se 1.600 palestinezë që vuanin nga dështimi i veshkave, por tani jetët e shumë pacientëve mbeten në rrezik për shkak të kolapsit të sistemit të kujdesit shëndetësor

Abdulbesar Ademi  | 05.02.2025 - Përdıtësım : 06.02.2025
Ushtria izraelite tërhiqet nga Gaza, zbulohet shkatërrimi i qendrës së vetme të dializës në enklavë

Gaza

Në pjesën veriore të Rripit të Gazës, Qendra e Dializës ‘Noura Al-Kaabi’, e vetmja qendër e dializës, është shkatërruar plotësisht pasi ushtria izraelite u tërhoq nga enklava palestineze pas më shumë se një viti të ofensivës izraelite, raporton Anadolu.

Si pasojë e shkatërrimit të kryer nga ushtria izraelite, në qendrën ‘Noura Al-Kaabi’ janë kthyer në të papërdorshme 80 aparate të dializës.

Ushtria izraelite grumbulloi municione dhe e përdori ndërtesën si bazë ushtarake gjatë ofensivës së saj në enklavën palestineze.

Kjo qendër dikur shërbënte për më shumë se 1.600 palestinezë që vuanin nga dështimi i veshkave, por tani ajo i është nënshtruar një shkatërrimi të gjerë dhe jetët e shumë pacientëve mbeten në rrezik për shkak të kolapsit të sistemit të kujdesit shëndetësor në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta.

Faza fillestare 6-javore e marrëveshjes së vazhdueshme të armëpushimit në Gaza hyri në fuqi më 19 janar, duke e ndalur luftën e Izraelit, e cila që nga 7 tetori i vitit 2023 ka vrarë të paktën 47.500 palestinezë dhe e ka kthyer enklavën në gërmadha mes zhvendosjes masive të popullsisë civile dhe mungesës akute të nevojave të përditshme.

Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.