Ushtria izraelite sulmon tendat e palestinezëve të zhvendosur në kampin Nusairat në Gaza
Kampi i refugjatë Nusairat ka qenë shpesh shënjestër e sulmeve brutale izraelite gjatë luftës gjenocidale në enklavën palestineze

Shkup
Ushtria izraelite sulmoi tendat e palestinezëve të zhvendosur në kampin e refugjatëve Nusairat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Izraeli ka vrarë 35 palestinezë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e viktimave që nga tetori i vitit 2023 në 52.400.
Kampi i refugjatë Nusairat ka qenë shpesh shënjestër e sulmeve brutale izraelite gjatë luftës gjenocidale në enklavën palestineze.
Ushtria izraelite i rifilloi sulmet ndaj Gazës më 18 mars, duke thyer një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve me grupin palestinez të rezistencës Hamas që hyri në fuqi në janar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.