Ushtria izraelite sulmon spitalin e fëmijëve në Qytetin e Gazës
"Ky krim riafirmon politikën sistematike të qeverisë pushtuese izraelite për të shënjestruar dhe për të lënë jashtë funksioni sistemin e kujdesit shëndetësor në Rripin e Gazës", thuhet në deklaratën ku dënohet sulmi izraelit

Stamboll
Ushtria izraelite sulmoi Spitalin e Fëmijëve Rantisi brenda Qytetit të Gazës, në të cilin ndodhen 80 pacientë, transmeton Anadolu.
Një deklaratë të bërë nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës thuhet se ushtria izraelite shënjestroi mbrëmë katet e sipërme të spitalit tri herë brenda pak minutash.
"Ky krim riafirmon politikën sistematike të qeverisë pushtuese izraelite për të shënjestruar dhe për të lënë jashtë funksioni sistemin e kujdesit shëndetësor në Rripin e Gazës", thuhet në deklaratën ku dënohet sulmi izraelit.
Ministria theksoi se Spitali i Fëmijëve Rantisi është "i vetmi spital i specializuar" në Rripin e Gazës, duke ofruar specialitete të tilla si onkologjia, dializa, sëmundjet e frymëmarrjes dhe të tretjes.
Tërhiqet vëmendja se në spital ndodhen 80 pacientë në departamente të ndryshme, katër fëmijë në njësinë e kujdesit intensiv dhe tetë foshnje në njësinë e kujdesit neonatal.
Pas sulmit izraelit, 40 pacientë u larguan nga spitali në kërkim të sigurisë dhe për të shpëtuar fëmijët e tyre. Ndërsa 40 pacientë dhe kujdestarët e tyre, 12 pacientë të kujdesit intensiv dhe 30 anëtarë të stafit të spitalit qëndruan në spital.
Gjithashtu u bë një thirrje që të ofrohet mbrojtje për institucionet shëndetësore në Rripin e Gazës, stafin dhe pacientët e tyre.
Teksa vazhdon sulmet e saj të ashpra duke shënjestruar zona të ndryshme të Rripit të Gazës, ushtria izraelite po bombardon ndërtesa dhe shtëpi në Qytetin e Gazës me qëllimin për të zhvendosur civilët.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.