Bota

Ushtria izraelite shënjestron me artileri një zonë në provincën Kunejtra të Sirisë

Sipas kanalit shtetëror sirian, Al-Ikhbariyah, ushtria izraelite ka kryer sulme me artileri ndaj zonës Tel el-Ahmar në Kunejtra

Muhammed Karabacak  | 27.11.2025 - Përdıtësım : 27.11.2025
Ushtria izraelite shënjestron me artileri një zonë në provincën Kunejtra të Sirisë

Damask

Ushtria izraelite ka goditur me artileri zonën lindore Tel el-Ahmar të provincës Kunejtra në jug të Sirisë, transmeton Anadolu.

Sipas kanalit shtetëror sirian, Al-Ikhbariyah, ushtria izraelite ka kryer sulme me artileri ndaj zonës Tel el-Ahmar në Kunejtra.

Në lajm u theksua se sulmi i Izraelit përbën një shkelje të re ndaj sovranitetit të Sirisë.

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, në një deklaratë të mëparshme kishte bërë të ditur se ushtria izraelite, nga 8 dhjetori 2024 – dita kur u rrëzua regjimi – deri më 18 shtator 2025, ka kryer mbi 1.000 sulme ajrore dhe mbi 400 sulme tokësore ndaj Sirisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın