Bota

Ushtria izraelite shkatërron ndërtesën ku gjendeshin zyrat e Associated Press dhe Al Jazeera-s

Sipas të dhënave të siguruara nga Anadolu Agency (AA), ndërtesa 13-katëshe me emrin “Xhela” u rrafshua me tokën pas disa predhave të hedhura nga avionët luftarakë izraelitë

Nour Mahd Ali Abu Aisha, Hamdi Yıldız  | 15.05.2021 - Përdıtësım : 16.05.2021
Ushtria izraelite shkatërron ndërtesën ku gjendeshin zyrat e Associated Press dhe Al Jazeera-s Foto: Mustafa Hassona / AA

Gaza

Avionët luftarakë të Izraelit goditën dhe shkatërruan një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza, në të cilën gjendeshin zyrat e agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press (AP) dhe kanalit televiziv me bazë në Katar, Al Jazeera.

Sipas të dhënave të siguruara nga Anadolu Agency (AA), ndërtesa 13-katëshe me emrin “Xhela” u rrafshua me tokën pas disa predhave të hedhura nga avionët luftarakë izraelitë.

Në ndërtesë gjendeshin 60 apartamente, përfshirë zyrat e AP-së dhe Al Jazeera-s, ambulanca dhe zyra të avokatëve.

Izraeli më herët paralajmëroi se do të godiste ndërtesën e cila përfshin edhe kulla që ofrojnë shërbim interneti për shumë rajone të Gazës.

Korrespondenti i Al Jazeera-s në Gaza tha më herët se ushtria izraelite u ka dhënë një orë afat banorëve të ndërtesës.

Përveç kësaj, Al Jazeera transmetoi në ekrane telefonatën e pronarit të ndërtesës dhe një oficeri nga inteligjenca izraelite.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın