Bota

Ushtria izraelite shkatërron dy shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Në një incident në veri të Ramallahut, buldozerët izraelitë shkatërruan një kopsht që i përkiste këshillit të fshatit al-Mughayyir. Trupat më pas evakuuan me forcë shtëpinë e Anwar Samih Al-Na’sanit dhe e shkatërruan atë.

Shpetim Hiseni  | 29.05.2025 - Përdıtësım : 30.05.2025
Ushtria izraelite shkatërron dy shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Shkup

Ushtria izraelite rrënoi sot dy shtëpi që u përkisnin palestinezëve në qytetet Ramallah dhe Nablus në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, forcat izraelite bastisën lagjen Salam në Nablusin perëndimor gjatë natës, duke vënë nën rrethim një ndërtesë banimi. Pasi i detyruan banorët të largoheshin, ata hodhën në erë apartamentin që dyshohet se i përkiste Jaafar Munas, i cili u vra nga forcat izraelite më 18 gusht 2024.

Në një incident tjetër në veri të Ramallahut, buldozerët izraelitë shkatërruan një kopsht që i përkiste këshillit të fshatit al-Mughayyir. Trupat më pas evakuuan me forcë shtëpinë e Anwar Samih Al-Na’sanit dhe e shkatërruan atë.

Sipas shifrave palestineze, kolonët e paligjshëm kanë organizuar 341 sulme kundër palestinezëve dhe pronave të tyre në Bregun Perëndimor muajin e kaluar.

Që nga fillimi i masakrave izraelite në Rripin e Gazës në tetor 2023, të paktën 970 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 7.000 janë plagosur në sulmet e ushtrisë izraelite dhe kolonëve të paligjshëm në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deklaroi korrikun e kaluar se pushtimi i gjatë i territoreve palestineze nga Izraeli është i paligjshëm dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın