Bota

Ushtria izraelite shënon 22 vetëvrasje ushtarësh në vitin 2025

Një ushtar që shërbente në jug të Izraelit i dha fund jetës dje

Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout, Ömer Erdem  | 01.01.2026 - Përdıtësım : 01.01.2026
Ushtria izraelite shënon 22 vetëvrasje ushtarësh në vitin 2025

Kuds

Mediat izraelite raportuan se edhe një tjetër ushtar ka kryer vetëvrasje, duke e çuar në 22 numrin e ushtarëve që janë vetëvrarë gjatë vitit 2025, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës "Haaretz", një ushtar që shërbente në jug të Izraelit i dha fund jetës dje. Me vdekjen e ushtarit, emri i të cilit nuk u bë i ditur, numri i ushtarëve izraelitë që kanë kryer vetëvrasje gjatë vitit 2025 ka arritur në 22.

Në raportim thuhet se rastet e vetëvrasjeve në vitin 2025 kanë arritur nivelin më të lartë të 15 viteve të fundit, ndërsa numri më i lartë i regjistruar deri tani ishte në vitin 2010, me 28 ushtarë.

Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, nga ushtarët që kryen vetëvrasje në vitin 2025, 12 ishin ushtarë të shërbimit të detyrueshëm, 9 rezervistë dhe 1 ushtar profesionist. Katërmbëdhjetë nga rastet e vetëvrasjeve ndodhën jashtë bazave ushtarake ndërsa 8 brenda tyre.

Gazeta shkroi se 5 nga ushtarët që kryen vetëvrasje ishin duke marrë trajtim psikologjik, mes tyre edhe një operator i nivelit të lartë i mjeteve ajrore pa pilot (dron), i cili kishte deklaruar se nuk mund të përballonte më ndikimin e luftimeve.

Ushtria izraelite në një deklaratë më 30 dhjetor njoftoi se që nga fillimi i vitit 2025 kanë vdekur 151 oficerë dhe ushtarë, prej të cilëve 21 humbën jetën si pasojë e vetëvrasjes.

Sipas të dhënave të ushtrisë, që nga 7 tetori 2023 janë vrarë 924 ushtarë izraelitë ndërsa 3.879 të tjerë janë plagosur. Ushtria izraelite përballet me akuza të brendshme se fsheh shifrat reale të humbjeve për të mbajtur pozitiv gjendjen shpirtërore në opinionin publik dhe për qëllime propagandistike.

Sipas të dhënave zyrtare në Izrael, gjatë periudhës 18-mujore nga janari 2024 deri në korrik 2025, 36 ushtarë izraelitë kryen vetëvrasje ndërsa 279 të tjerë tentuan të vetëvriten.

Ushtria izraelite, e cila kreu gjenocid në Rripin e Gazës me sulmet e ashpra që nisi më 8 tetor 2023, ka vrarë mbi 71 mijë palestinezë brenda dy vjetësh. Bëhet e ditur se ushtarët izraelitë që kanë marrë pjesë në sulmet ndaj Gazës po përballen me probleme të rënda psikologjike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın