Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë pranë Teheranit shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani
Një deklaratë ushtarake pretendoi se Larijani u “eliminua” në një “sulm të preciz”, duke e përshkruar atë si “udhëheqësin de facto” të regjimit iranian
Stamboll
Ushtria izraelite tha të martën se në një sulm ajror pranë Teheranit ka vrarë kreun e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, transmeton Anadolu.
Një deklaratë ushtarake pretendoi se Larijani u “eliminua” në një “sulm të preciz”, duke e përshkruar atë si “udhëheqësin de facto” të regjimit iranian.
Ndërkohë nuk ka patur asnjë përgjigje të menjëhershme nga Irani ndaj pretendimit izraelit.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, më parë pretendoi se Larijani u vra në një sulm gjatë natës.
Izraeli dhe SHBA-ja kanë vazhduar sulmet e përbashkëta ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri më tani rreth 1.300 njerëz, përfshirë Udhëheqësin Suprem të atëhershëm, Ajatollah Ali Khamenei.
Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, ndërsa ka prishur tregjet globale dhe aviacionin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
