Ushtria izraelite pretendon se ka goditur 250 objektiva në Gaza
Ushtria izraelite vazhdon të bombardojë Gazën, pavarësisht thirrjeve për armëpushim dhe pauzë humanitare që janë bërë nga komuniteti ndërkombëtar
Kuds
Ushtria izraelite njoftoi se në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës nën bllokadë u shënjestruan me sulme ajrore rreth 250 objektiva, transmeton Anadolu.
Në ditën 46-të kanë vazhduar sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës në të cilin jetojnë rreth 2.3 milionë palestinezë.
Ushtria izraelite vazhdon të bombardojë Gazën, pavarësisht thirrjeve për armëpushim dhe pauzë humanitare që janë bërë nga komuniteti ndërkombëtar.
Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se rreth 250 objektiva u shënjestruan me sulme ajrore gjatë 24 orëve të fundit në Rripin e Gazës.
Në deklaratë pretendohet se pikat e goditura janë "objektiva" që i përkasin krahut të armatosur të Hamasit, Brigadave Izzeddin Kassam.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza deklaroi se në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani janë vrarë mbi 13.300 palestinezë, përfshirë të paktën 5.650 fëmijë dhe 3.550 gra.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.