Bota

"Ushtria izraelite planifikon të thërrasë 100 mijë ushtarë për pushtimin e Gazës"

- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir miratoi "kornizën kryesore" të planit të sulmit për pushtimin e qytetit të Gazës, përfshirë lagjen Zeitoun, ku Izraeli ka nisur sulme që nga e marta

Fekry Abdeen, Halime Afra Aksoy  | 14.08.2025 - Përdıtësım : 14.08.2025
"Ushtria izraelite planifikon të thërrasë 100 mijë ushtarë për pushtimin e Gazës"

Istanbul

KUDS (AA) - Ushtria izraelite planifikon të thërrasë prej 80 mijë deri në 100 mijë ushtarë rezervë për pushtimin e qytetit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmin e gazetës "Yedioht Ahronot" thuhet se shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir miratoi "kornizën kryesore" të planit të sulmit për pushtimin e qytetit të Gazës, përfshirë lagjen Zeitoun, ku Izraeli ka nisur sulme që nga e marta.

"Pas miratimit të kornizës kryesore të planit, 80 mijë deri në 100 mijë trupave rezervë do t'u dërgohen njoftimet për pushtimin në kuadër të kornizës paraprake të përcaktuar nga Zamir", theksohet më tej.

Diskutime të mëtejshme do të zhvillohen në ditët në vijim lidhur me natyrën dhe metodat e manovrimit të sulmeve që synojnë ndërtesa të larta në qytetin e Gazës dhe Gazën perëndimore si dhe sulmet kundër grupeve që dyshohet se janë të pajisura nga Hamasi.

Gjithashtu në lajm ndahet informacioni se pushtimi pritet të vazhdojë në qytetin e Gazës dhe zonat veriore të Rripit të Gazës deri në vitin 2026. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, Zamir, miratoi dje "kornizën kryesore" të planit të Kabinetit të Sigurisë për pushtimin e qytetit të Gazës.

Zamir u takua me zyrtarë nga komanda e ushtrisë dhe Shin Bet (agjencia e inteligjencës izraelite) për të diskutuar skicat e planit të pushtimit të qytetit të Gazës. Ai ka trajtuar sulmet e nisura kundër lagjes Zeitoun që nga 12 gushti.


- Vendimi i Izraelit për të pushtuar qytetin e Gazës

Kabineti izraelit i Sigurisë më 8 gusht miratoi planin për pushtimin e qytetit të Gazës, i vendosur në veri të Rripit të Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë për "Fox News" para mbledhjes së kabinetit, deklaroi se ata synojnë të pushtojnë të gjithë Rripin e Gazës.

Megjithatë, raportet e medias lidhur me planin e pushtimit të paraqitur para mbledhjes së kabinetit, treguan se sulmet do të kryhen në faza.

Ishte bërë e ditur se pushtimi do të fillonte së pari në qytetin e Gazës dhe se sulmet do të shtriheshin më pas në kampet ku po qëndrojnë refugjatët palestinezë në pjesën qendrore.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın