Ushtria izraelite planifikon shkatërrimin e fshatrave dhe qyteteve përgjatë kufirit në jug të Libanit
Ushtria izraelite do t'i paraqesë qeverisë një plan për prishjen e shtëpive në fshatrat dhe qytetet libaneze përgjatë kufirit izraelit për të zgjeruar pushtimin e saj në jug të Libanit
Kuds
Ushtria izraelite do t'i paraqesë qeverisë një plan për prishjen e shtëpive në fshatrat dhe qytetet libaneze përgjatë kufirit izraelit për të zgjeruar pushtimin e saj në jug të Libanit, raportuan sot mediat izraelite, transmeton Anadolu.
Sipas televizionit shtetëror KAN, ushtria izraelite do të paraqesë planin e saj në lidhje me Libanin jugor këtë javë. Në zonën ku Izraeli ka zhvendosur me forcë libanezët, ushtria izraelite synon ta bëjë pushtimin të përhershëm nën emrin e një "zone sigurie" tre kilometra thellë brenda Libanit.
Sipas planit, të gjitha fshatrat dhe qytetet në Libanin jugor do të shkatërrohen dhe libanezët nuk do të lejohen të kthehen përsëri atje. Ushtria izraelite do të vendoset përgjatë asaj që përshkruhet si "vija e tretë", e vendosur 8 kilometra nga kufiri.
Raporti pretendon se administrata e Tel Avivit dhe ushtria po vlerësojnë se nëse sulmet kundër Iranit marrin fund, më shumë vëmendje do t'i kushtohet Hezbollahut dhe ndërprerjes së lidhjes Hezbollah-Iran.
Raporti thotë se çarmatosja e Hezbollahut nuk është ndër objektivat e ushtrisë izraelite, megjithëse më parë u pretendua se kjo mund të bëhej. Sipas raportit, tani besohet se për ta bërë këtë do të duhet “të kalohet nëpër çdo fshat në Liban një nga një”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
