Bota

Ushtria izraelite njofton zgjatjen e "pauzës humanitare" në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite në një deklaratë disa minuta para përfundimit të "pauzës humanitare" në Rripin e Gazës njoftoi zgjatjen e kësaj pauze

Ali Semerci, Turgut Alp Boyraz  | 30.11.2023 - Përdıtësım : 01.12.2023
Ushtria izraelite njofton zgjatjen e "pauzës humanitare" në Rripin e Gazës

Istanbul

Ushtria izraelite në një deklaratë disa minuta para përfundimit të "pauzës humanitare" në Rripin e Gazës njoftoi zgjatjen e kësaj pauze, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ushtria nuk paraqitet informacion se për sa ditë është zgjatur "pauza humanitare".

"Në kuadër të përpjekjeve të ndërmjetësuesve do të vazhdojë (procesi) për pauzën e operacioneve në përputhje me vazhdimin e lirimit të pengjeve dhe me kushtet e kornizës (marrëveshjes)", thuhet në deklaratë.

Ndërkohë në një deklaratë me shkrim nga Hamasi vihet në dukje se është vendosur që "pauza humanitare" të zgjatet për një ditë.

Gjithashtu edhe Katari i cili ndërmjetëson mes Izraelit dh Hamasit konfirmoi zgjatjen e "pauzës humanitare".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın