Bota

Ushtria izraelite njofton se ka goditur 400 objektiva në Gaza në 24 orët e fundit

Avionët luftarakë kryen mbi 50 sulme ajrore ndaj rajonit Khan Younis për të cilin Izraeli më parë ka pretenduar se është "zonë e sigurt" dhe në të cilën janë strehuar palestinezët nga veriu

Mustafa Deveci  | 02.12.2023 - Përdıtësım : 02.12.2023
Ushtria izraelite njofton se ka goditur 400 objektiva në Gaza në 24 orët e fundit

Kuds

Ushtria izraelite njoftoi se në 24 orët e fundit ka shënjestruar mbi 400 objektiva në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ushtria vihet në dukje se sulmet ndaj Gazës janë kryer nga toka, ajri dhe deti.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj, avionët luftarakë kryen mbi 50 sulme ajrore ndaj rajonit Khan Younis për të cilin Izraeli më parë ka pretenduar se është "zonë e sigurt" dhe në të cilën janë strehuar palestinezët nga veriu.

Në deklaratë pretendohet se objektivat e goditur i përkasin krahut të armatosur të Hamasit, Brigadave Izzeddin Kassam.

Marrëveshja për një "pauzë humanitare" 4 ditore për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi më 24 nëntor në orën 06:00 dhe më pas u zgjat për 3 ditë të tjera.

Ushtria Izraelite më 1 dhjetor rifilloi sulmet e saj kundër Rripit të Gazës menjëherë pas përfundimit të "pauzës humanitare". Në këto sulme humbën jetën të paktën 178 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa u plagosën shumë të tjerë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın