Bota

Ushtria izraelite njofton se Irani ka lëshuar 100 dronë ndaj Izraelit

Ushtria izraelite njoftoi se Irani ka lëshuar më shumë se 100 mjete ajrore pa pilot (dronë) kundër Izraelit në shenjë hakmarrjeje pas sulmeve izraelite

Faruk Hanedar, Mustafa Melih Ahıshalı  | 13.06.2025 - Përdıtësım : 13.06.2025
Ushtria izraelite njofton se Irani ka lëshuar 100 dronë ndaj Izraelit

Kuds

KUDS (AA) - Ushtria izraelite njoftoi se Irani ka lëshuar më shumë se 100 mjete ajrore pa pilot (dronë) kundër Izraelit në shenjë hakmarrjeje pas sulmeve izraelite, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në llogarinë e tij në X deklaroi se dronët iranianë kanë filluar të lëvizin drejt Izraelit në orët e fundit.

Ai theksoi se ata kanë ndërmarrë veprime për të neutralizuar para se të arrijnë në Izrael dronët e lëshuar nga Irani.

"Sepahnews", e njohur për afërsinë me Gardën Revolucionare Iraniane njoftoi se nga Irani drejt Izraelit janë lëshuar dronë kamikazë.

Në një postim nga llogaria X e ushtrisë izraelite u konfirmua se shefi i Shtabit të Iranit, Mohammad Bagheri dhe komandanti i trupave të Gardës Revolucionare, Hossein Salami u vranë dhe se në sulmet e kryera në të gjithë Iranin u përdorën më shumë se 200 avionë luftarakë.

Mediat izraelite thanë se sipas burimeve të sigurisë Irani do të hakmerret brenda pak orësh.

Më tej thuhet se pritet që Irani të nisë një sulm me raketa ndaj Izraelit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın