Bota

Ushtria izraelite nis shembjen e 24 shtëpive të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite fillon shembjen e 24 shtëpive në kampin e refugjatëve në Jenin

Qais Omar Darwesh Omar, Gülşen Topçu  | 28.11.2025 - Përdıtësım : 28.11.2025
Ushtria izraelite nis shembjen e 24 shtëpive të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Ramallah

Ushtria izraelite ka filluar prishjen e 24 shtëpive në kampin e refugjatëve në Jenin, i cili ndodhet në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas dëshmitarëve okularë, buldozerët e ushtrisë izraelite kanë filluar prishjen në lagjen "Abdullah Azzam" të kampit të refugjatëve në Jenin dhe deri më tani kanë shembur dy shtëpi.

Në deklaratën me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se do të shemben 24 shtëpi të palestinezëve në kampin e refugjatëve në Jenin. Thuhet se banorët e 24 shtëpive që do të shemben u informuan më 25 nëntor dhe se prishja, e cila do të zhvendosë me forcë palestinezët nga shtëpitë e tyre, do të kryhet në përputhje me "nevojat operacionale".

Ushtria izraelite ka vazhduar sulmet e saj të ashpra në Bregun Perëndimor verior që nga 21 janari. Sulmet fillimisht shënjestruan kampin e refugjatëve në Jenin dhe më pas kaluan në kampet e refugjatëve në Tulkarm dhe Nur Shams.

Izraeli ka zhvendosur me forcë më shumë se 42 mijë palestinezë nga kampet e refugjatëve në Jenin dhe Tulkarm. Ushtria izraelite ka shkatërruar gjerësisht strukturat në kampet e refugjatëve në të dy qytetet, duke vazhduar pushtimin e rajonit dhe duke refuzuar t'u lejojë banorëve të kthehen në shtëpitë e tyre.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın