Bota

Ushtria izraelite la mbrapa shkatërrim masiv në Spitalin Kamal Adwan në Gaza

Banorët e Gazës shprehën habi dhe pikëllim nga gjendja e spitalit pas tërheqjes së forcave izraelite si rezultat i marrëveshjes së armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe fraksioneve palestineze

Ekip  | 21.01.2025 - Përdıtësım : 21.01.2025
Ushtria izraelite la mbrapa shkatërrim masiv në Spitalin Kamal Adwan në Gaza Foto: Mohammad Yasir/AA

Gaza

Ushtria izraelite ka lënë mbrapa shkatërrim masiv në Spitalin Kamal Adwan në rajonin Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Banorët e Gazës shprehën habi dhe pikëllim nga gjendja e spitalit pas tërheqjes së forcave izraelite si rezultat i marrëveshjes së armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe fraksioneve palestineze.

Spitali Kamal Adwan ishte i fundit që mbeti jashtë funskionit si rezultat i sulmeve brutale të ushtrisë izraelite.

Autoritetet lokale sot njoftuan se ushtria izraelite ka hedhur rreth 100.000 tonë eksploziv në Rripin e Gazës, duke çuar në shkatërrim masiv në gjithë enklavën palestineze që nga tetori i vitit 2023.

Të dielën hyri në fuqi faza e parë gjashtëjavore e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, duke pezulluar luftën gjenocidale të Izraelit në enklavë.

Marrëveshja trefazore e armëpushimit përfshin shkëmbimin e të burgosurve dhe qetësi të qëndrueshme, duke synuar një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti në nëntor për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın