Bota

Ushtria izraelite lëshon urdhër dëbimi për palestinezët në veri të Rripit të Gazës

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee publikoi një hartë në lidhje me zhvendosjen me forcë të palestinezëve që jetojnë në 14 vendbanime dhe lagje në veri të Rripit të Gazës

Burak Dağ  | 22.05.2025 - Përdıtësım : 22.05.2025
Ushtria izraelite lëshon urdhër dëbimi për palestinezët në veri të Rripit të Gazës

Kuds

Ushtria izraelite ka lëshuar urdhra për të dëbuar palestinezët nga pjesa veriore e Rripit të Gazës në jug, si pjesë e ofensivës së saj të dhunshme për të pushtuar përgjithmonë Rripin, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në një postim në llogarinë e tij X, publikoi një hartë në lidhje me zhvendosjen me forcë të palestinezëve që jetojnë në 14 vendbanime dhe lagje në veri të Rripit të Gazës.

Urdhri i dëbimit i lëshuar nga Adraee mbulon vendbanimet dhe lagjet Shejh Zayed, Selatin, Al-Karama, Al-Shimaa, Fadus, Al-Manshiya, Gaban, Al-Karama, Al-Nur, Abdul Rahman, Az-Zahur, Tal al-Zaatar, dhe Beit Lahiya.

Adraee deklaroi se ushtria izraelite do të intensifikojë dhe zgjerojë sulmet e saj në zonat në fjalë.

Më 18 maj, ushtria izraelite nisi ofensiva tokësore në Gaza, me qëllim zgjerimin e pushtimit dhe bërjen e tij të përhershëm.

Plani i sulmit të ushtrisë izraelite, i cili do të zgjerojë pushtimin e Rripit të Gazës dhe do ta bëjë atë të përhershëm, parashikon deportimin e palestinezëve në "kampe përqendrimi" në jug të Gazës.

Më shumë se 53.000 palestinezë janë vrarë ndërsa numri i të plagosurve thuhet se ka tejkaluar 121.000 në sulmet e dhunshme 20-mujore të Izraelit në Rripin e Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın