Ushtria izraelite kryen sulmeve ajrore në lindje dhe jug të Libanit
Në sulmin e kryer pretendohet se u shënjestrua një strukturë prodhimi dhe magazinimi të armëve të Hezbollahut

Kuds
Pas sulmit të mëngjesit, ushtria izraelite nisi sulme të reja ajrore në rajonin Beqaa në lindje dhe qytetin Nabatieh, në jug të Libanit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të bërë nga ushtria izraelite u pretendua se një sulm u krye ndaj objektivave të Hezbollahut në rajonin Beqaa në lindje të Libanit pak kohë më parë.
Në sulmin e kryer pretendohet se u shënjestrua një strukturë prodhimi dhe magazinimi të armëve të Hezbollahut.
Ushtria izraelite goditi gjithashtu një zonë në qytezën Al-Zarariyya në qytetin jugor të Nabatieh.
Në deklaratë u pohua se është shënjestruar infrastruktura e Hezbollahut në zonë dhe se prania e Hezbollahut në zonë përbën një shkelje të marrëveshjes midis Izraelit dhe Libanit.
Ushtria izraelite kërcënoi për vazhdimin e sulmeve të saj kundër kërcënimeve për sigurinë e vendit.
Edhe më herët këtë mëngjes, një person u vra në një sulm ajror izraelit ndaj një motoçiklete në Libanin jugor.
Pavarësisht armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit që hyri në fuqi më 27 nëntor 2024, ushtria izraelite vazhdon të kryejë pothuajse çdo ditë sulme ajrore dhe tokësore në Libanin jugor.
Edhe pse ushtria izraelite është tërhequr pjesërisht nga Libani jugor, ajo vazhdon të mbajë të pushtuar pesë kodra strategjike që kapi në përleshjet e fundit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.