Bota

Ushtria izraelite kryen sulme ajrore në Jemen

Theksohet se objektivi i sulmit ajror ishin "pozicionet e Huthive" që i përkisnin grupit të mbështetur nga Irani në Portin Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor

Mustafa Deveci  | 21.07.2025 - Përdıtësım : 21.07.2025
Ushtria izraelite kryen sulme ajrore në Jemen

Ankara

Ushtria izraelite kreu një sulm ajror në Portin Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, ushtria njoftoi se kanë kryer sulme ajrore në Jemen.

Theksohet se objektivi i sulmit ajror ishin "pozicionet e Huthive" që i përkisnin grupit të mbështetur nga Irani në Portin Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor.

Raportohet se sulmet u kryen në përgjigje të sulmit me raketa dhe dronë të rebelëve Huthi kundër Izraelit.

Nga ana tjetër, ministri Izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, kërcënoi gjithashtu Jemenin në një deklaratë me shkrim.

Katz, i cili argumentoi se Huthitë do të "paguajnë një çmim të lartë" për sulmet e tyre me raketa ndaj Izraelit, tha: "Fati i Jemenit do të jetë si ai i Teheranit".

Rebelët Huthi ende nuk kanë bërë një deklaratë në lidhje me sulmet e tyre në Portin Al-Hudaidah.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın