Bota

Ushtria izraelite kreu sulm afër pikës kufitare Rafah, vriten 2 palestinezë

Dy palestinezë u vranë si pasojë e bombardimeve të ushtrisë izraelite pranë pikës kufitare Rafah në kufirin me Egjiptin

Muhammed Emin Canik  | 21.12.2023 - Përdıtësım : 21.12.2023
Ushtria izraelite kreu sulm afër pikës kufitare Rafah, vriten 2 palestinezë

Istanbul

Dy palestinezë u vranë si pasojë e bombardimeve të ushtrisë izraelite pranë pikës kufitare Rafah në kufirin me Egjiptin, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, Izraeli ka vënë në shënjestër Rafah-un në jug të Rripit të Gazës.

Dy palestinezë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimeve të ushtrisë izraelite në rrethinat e Rafahut, e vetmja portë kufitare e Rripit të Gazës që hapet për botën.

Në deklaratën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se ekipet u nisën drejt pikës kufitare Rafah pas njoftimeve për të plagosur.

Rafah është pika kufitare përmes së cilës pjesa më e madhe e ndihmave të dërguara dërgohet në Gaza dhe të plagosurit nxirren jashtë rajonit për trajtim.

Porta ndodhet në jug të Rripit të Gazës, për të cilin Izraeli më parë pretendonte se ishte "e sigurt" dhe u bëri thirrje njerëzve të rajonit të largoheshin.

Dje, ushtria izraelite vrau të paktën 42 palestinezë në sulmet në Rafah dhe Khan Younis në jug të Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın