Ushtria izraelite ka vrarë 225 gazetarë në Gaza që nga 7 tetori 2023
Në një deklaratë të bërë nga Zyra e Medias e qeverisë në Gaza, është konfirmuar se katër gazetarë të tjerë palestinezë janë vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza

Stamboll
Numri i gazetarëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 225, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të bërë nga Zyra e Medias e qeverisë në Gaza, është konfirmuar se katër gazetarë të tjerë palestinezë janë vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza.
Pas vdekjes së katër gazetarëve të tjerë në Gaza, numri i gazetarëve që kanë humbur jetën që kur Izraeli "ka filluar gjenocidin e tij" më 7 tetor 2023 është rritur në 225.
Në deklaratë dënohet fuqimisht, shënjestrimi, vrasja dhe kryerja e atentateve sistematike ndaj gazetarëve palestinezë nga ushtria izraelite.
Institucionet e gazetarisë në të gjithë botën janë thirrur të dënojnë këto krime kundër gazetarëve dhe punonjësve të medias palestineze në Gaza.
Përveç Izraelit, vende të tilla si SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca janë mbajtur përgjegjëse për vrasjet e gazetarëve në Rripin e Gazës.
Deklarata gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve ndërkombëtare të medias që të "vendosin sanksione parandaluese ndaj Izraelit për të ndaluar vrasjen e gazetarëve palestinezë dhe të ndërmarrin veprime për t'i gjykuar ata në gjykatat ndërkombëtare për krimet e tyre".
Qeveria në Gaza thekson se Izraeli i vret qëllimisht gazetarët në Rripin e Gazës "me qëllim heshtjen e zërave të palestinezëve, të fshehë të vërtetën dhe të parandalojë që lajmet dhe informacionet të arrijnë te opinioni rajonal dhe ndërkombëtar".
Më parë ishte njoftuar se katër gazetarë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm të kryer nga ushtria izraelite duke përdorur mjete ajrore pa pilot (dronë) në oborrin e Spitalit Baptist Al-Ahli në Qytetin e Gazës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.