Ushtria izraelite hap zjarr gjatë shpërndarjes së ndihmave në Gaza, plagosen disa palestinezë
“Plani i pushtimit izraelit për shpërndarjen e ndihmës në të ashtuquajturën zonë tampon ka dështuar në mënyrë katastrofike”, tha zyra e medias e qeverisë së Gazës
Gaza
Disa palestinezë u plagosën nga zjarri i ushtrisë izraelite kur banorët e uritur të Gazës ia mësynë një strukture shpërndarjeje ndihmash të mbështetur nga SHBA-ja në qytetin jugor Rafah, thanë autoritetet lokale, transmeton Anadolu.
“Plani i pushtimit izraelit për shpërndarjen e ndihmës në të ashtuquajturën zonë tampon ka dështuar në mënyrë katastrofike”, tha zyra e medias e qeverisë së Gazës në një deklaratë.
Ajo tha se forcat izraelite hapën zjarr pasi mijëra palestinezë të uritur hynë me vrap në strukturën e shpërndarjes së ndihmës.
E përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth tha se punëtorët amerikanë të lidhur me Fondacionet Humanitare të Gazës janë evakuuar nga Rafah pas rrëmujës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
