Bota

Ushtria izraelite: Hamasi përpiqet të hakojë telefonat e ushtarëve izraelitë duke përdorur llogari të rreme

Ushtria në bashkëpunim me shërbimin e brendshëm të inteligjencës izraelite Shin Bet, zbuloi tentativat e hakimit të Hamasit

Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout, Muhammed Semiz  | 05.07.2022 - Përdıtësım : 05.07.2022
Ushtria izraelite: Hamasi përpiqet të hakojë telefonat e ushtarëve izraelitë duke përdorur llogari të rreme

Kuds

Ushtria izraelite pretendoi se Hamasi po përpiqet të vjedhë informacione nga telefonat e ushtarëve izraelitë duke përdorur llogari të rreme në rrjetet sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga ushtria izraelite, bëhet e ditur se ushtria në bashkëpunim me shërbimin e brendshëm të inteligjencës izraelite Shin Bet, zbuloi tentativat e hakimit të Hamasit.

Në deklaratën ku theksohet se përpjekjet e Hamasit për të hakuar telefonat e ushtarëve izraelitë janë përsëritur kohët e fundit, por kanë qenë pa sukses, potencohet se "Hamasi po përpiqet të bindë ushtarët izraelitë që të shkarkojnë një lojë që ka zhvilluar (e cila mund të kontrollojë plotësisht telefonin) nga llogaritë e rreme".

Në deklaratë gjithashtu thuhet se Hamasi nuk po përpiqet për herë të parë të vjedhë informacione duke hakuar telefonat e ushtarëve.

Hamasi nuk ka komentuar ende për këtë çështje.

Në lajmet e djeshme në televizionin izraelit Channel 12, thuhet se "dhjetëra tentativa hakimi të Hamasit u parandaluan, por dhjetëra prej tyre ishin të suksesshme".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın