Bota

Ushtria izraelite godet lokacione në afërsi të Damaskut

Shumica e raketave izraelite janë interceptuar, por disa kanë shkaktuar dëme materiale, raportoi agjencia e lajmeve SANA

Ahmed Asmar  | 17.11.2023 - Përdıtësım : 17.11.2023
Ushtria izraelite godet lokacione në afërsi të Damaskut

Istanbul

Ushtria izraelite sot herët ka goditur me raketa disa lokacione pranë kryeqytetit sirian Damask, njoftoi agjencia siriane e lajmeve SANA, transmeton Anadolu.

Sulmi izraelit është kryer nga Lartësitë e pushtuara e Golanit nga Izraeli, sipas një burimi ushtarak të cituar nga agjencia.

Shumica e raketave izraelite janë interceptuar, por disa kanë shkaktuar dëme materiale, shtoi agjencia.

Rajoni ka qenë skenë e një vale sulmesh që nga ofensiva e Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın